Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë rreth orës 18:45, në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMW me targa shqiptare.
Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje