Me datën 17.03.2024 rreth orës 11:50policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion, po qendronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale: ‘‘ Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve. ’’ me dënim burgimi: katër (4) vjet e nëntë (9) muaj.
Pas kompletimit të dokomuntacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.