Prishtinë, 17 janar 2022 –Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.
Personi i dyshuar:
– G. O, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda)
Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.
Nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa.