Prishtinë, 11 dhjetor 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar.
– K. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresë të gjykatës për veprën Kanosje dhe lëndim trupor.
Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale.