Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar për disa vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj

Njësia e hetimeve e stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet për disa vjedhje dhe tentim vjedhje që kanë ndodhur në Ferizaj.
Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, e më pas dje rreth orës 18:00 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj :
– me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’ Isa Boletini’’ është vjedhur një veturë pikap,
– me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është vjedhur një veturë e tipit Passat,
– me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Daut Dauti’’ është vjedhur një kamionet e tipit Mercedes,
– me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi,
– me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Riza Goga’’është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi dhe të vjedhet një veturë.
I dyshuari M.E është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje