Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare.
Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar :
-H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë.