Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 10:00 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet M.R (M/K), i moshës 54 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materies plasëse ’’
I njëjti, është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje