Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.