Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Me datën 12.10.2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë ndaluar edhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C (M/K), i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘’Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale ‘’ Dhunë në familje ‘’ me dërnim burgimi prej 20 ditëve.
I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje