Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sonte rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.A (M/K), i moshës 20 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave së Gjykatës Themelore në Ferizaj për dy vepra penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi, njëra prej një (1) viti dhe tjetra prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje