Vushtrri, 01 shtator 2022
Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente.
Personi i arrestuar i dyshuari, S. K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit.