Dje me datën 29.05.2022 në një pikë kontrolli në Rrugën Nacionale në Vushtrri, policia ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.
Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. R., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për veprën penale “Mashtrim” me dënim burgim prej dyzet (40) ditëve.
Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.