Policia nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka ndaluar personin, me inicialet B.G (M/K), i moshës 35 vjeçar, për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë së RKS , i datës 28.08.2021 Nr.01/32 , pë masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalin dhe luftimin e pandemosë COVID-19 , për mos mbajtje të maskës mbrojtëse , ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobën 35 euro.
Mirëpo, pasi policia ka bërë verifikimin e këtij personi , ka rezultuar se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale : ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, krahas gjobës së shqiptuar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.