Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar, sekuestrohen armë, municion dhe substanca narkotike

Prishtinë, 25 janar 2022– Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve sot në Obiliq, në një shtëpi është kryer një operacion bastisje ku është arrestuar një person i dyshuar:
– M. Q, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar:
– një pushko-mitrolez M-7.92,
– një magazinë të fishekëve,
-rreth 617 fishekë,
-2 radiolidhje.
– tri thika,
-52g substance narkotilke lloji nuk dihet,
-19g substance narkotike dyshohet marihuanë etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
I dyshuari ngarkohet me veprat:
– mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës si dhe
– posedim i pa autorizuar i narkotikëve , substancave psikotropike ose analoge.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje