Sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të veturës.
Rasti është raportuar me datën 06.05.2023, nga ankuesi të cilit në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i është vjedhur vetura.
Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas realizimit të disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:
– E.K. mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (përsëritës i veprave rë natyrës së njëjtë).
Nga hetuesit policor, në lagjen Emshir në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar vetura e vjedhur dhe tri palë targa ( një palë targa vendore të cilat janë të raportuara të vjedhura dhe dy palë targa të huaja).
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave të nevojshme vetura i është kthyer pronarit.