Prishtinë, 15 nëntor 2022 – Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e stacionit policor në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari;
I. H, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e arsyeshëm
për implikim në rastin e vjedhjes së ndodhur në një dyqan në lagjen “Eliza” në Fushë Kosovë.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale të vjedhjes.