Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Prishtinë 14 qershor 2021 – Hetuesit policor të stacionit policor, në Fushë Kosovë , po vazhdojnë Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.
Një nga këto aksione është realizuar sot, ku është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim policor.
Personi i arrestuar:
-A.J mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.
Ndaj personit të arrestuar (i arrestuari i dytë për këtë rast), është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje