Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor

Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën Hajrulla Zymi, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal (qebaptore), po shiten produkte të mishit, që dyshohet se janë të pa kontrolluara.
Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës dhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lokalin e cekur kanë gjetë një sasi të mishit (rreth 120 kg), pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent apo enti i autorizuar, pa dokumente të prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit të afatit.
Gjithashtu, në oborrin e shtëpisë së personit të dyshuar,, në Lagjen Emshir, në Prishtinë, në një depo, nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur një sasi rreth 50 kg mish, pa dokument të prejardhjes, apo datën e skadimit, i cili ishte vendosur në një kuti plasitke dhe njësasi tjetër e mishit në një friz.
Lokali është mbyllë, ndërkohë që mishi dhe nënproduktet e mishit të gjetura në dy lokacionet , mbi 200 kg, nga inspektorët e AUV-it janë bllombuar, deri në krijimin e kushteve per asgjesim.
Lidhur me këtë rast, Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje