Me datën 04.07.2022 rreth orës 21:18 Policia është njoftuar se viktima (M/K) lindur në vitin 1978 kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes (fshati Dujakë, Komuna e Gjakovës) ku dhe është arrestuar i dyshuari SH. K. (M/K) i lindur në vitin 1978 i cili dyshohet që pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën e kishte qëlluar atë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar arma pistoletë e kalibrit 7.62mm (e cila dyshohet të jetë përdorur në rast), dhe 6 copë fishekë të kalibrit 7.62mm
Me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit po ashtu është sekuestruar si provë materiale edhe një karikator dhe 8 copë fishkë të tjerë të kalibrit 7.62mm.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor.