Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin ‘’Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale.
Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”.