Mitrovicë, 20 korrik 2021
Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 23:00, të datës 20 korrik 2021, në rrugën ’Agim Ramadani’’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po reagonin në një urgjencë, me ç’ rast i dyshuari duke mospërfillur urdhëratë e zyrtarëve policor, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pas procedurave të intervistimit ndaj të dyshuarit M. B.,50 vjeçar, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit .
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare’ .