Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’

Vushtrri, 22 shtator 2023
Policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.
Hetuesit policor, kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka
telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ti vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, poashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje