Mitrovicë, 30 korrik 2022
Njësite policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, mbi bazën e veprimeve konkrete në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së sotme kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve’.
Arrestimi i të dyshuarit U.S., 68 vjeçar, shteas i Republikes së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguaruara pasi i njëjti në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë, është hasë në tregë duke shitur gjëra të paautorizuara. Me ç’rast në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar: njëmbdhjetë (11) sprej, pesë (5) shufra metalike dhe tre (3) palë pranga.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale’’ Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëyim i paautorizuar i armëve’’.