Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”-Gjakovë, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikator dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.