Malishevë, 16 shtator 2022
Stacioni Policorë në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari N. G., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1959), posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Vermicë-Malishevë, janë gjetur një pushkë automatike (mitraloz), një pushkë gjuetie dhe 38 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”.