Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Gjakovë, 9 shtator 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka arrestuar një të dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1939. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje