Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor ’.
Bazuar në hetimet fillestare, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje i dyshuari e kishte sulmuar viktimën M/K/Sh, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari A. M, 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘’ lëndim i rëndë trupor”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.