Vushtrri, 15 qershor 2022
Në orët e mbrëmjes së datës 14 qershor 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Vushtrri, dy persona – viktima kanë kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (shufër metali).
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.