Mitrovicë, 29 tetor 2020
Në orët e paradites së sotme në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.