Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”

Skenderaj, 29 Shtator 2022

Në orët e pasdites së datës 28 shtator 2022, në rrugën ,,18 Qershori”, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ,,lëndim i lehtë trupor”.
Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe me datën 29.09.2022 është arrestuar personi i dyshuar A.T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje