Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i Besimit’

Prishtinë, 27 Qershor 2024
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas veprimeve të ndërmarra hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të besimit, kemi zbuluar se i dyshuari me iniciale (B.K.) me qëllim që vetes ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur besimin e viktimës/të dëmtuarës, duke ia keqpërdorur mijëra euro, të cilat me autorizim të viktimës, i dyshuari i kishte pranuar në llogarinë e tij financiare.
Edhe pas kompensimit, tansferit të mjeteve financiare në llogarinë e të autorizuarit, (tani më të dyshuarit) (B.K.) i njëjti, nuk e kishte njoftuar fare të dëmtuarën, por këto mjete financiare dyshohet se i ka përvetësuar për nevoja të tij personale.
I dyshuari, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, dhe pas intervistimit, me Aktvendim të prokurorit PTH-Gjilan është ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për 48 orë.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartë cekur kanë kryer vepra penale:
– ‘Keqpërdorim i Besimit’, neni 330 KPRK-së.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje