Mitrovicë e Jugut, 14 nëntor 2022
Në orët e mesditës së datës 14 nëntor 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.
Sipas deklaratës së ankuesit, thuhej se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili kishte ekspozuar një armë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar D. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me dy fishke e cila dyshohet se është ekspozuar nga i dyshuari në veprën penale.
Ndërsa bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe ankuesit.
Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale ‘Kanosje’ dhe “ Armëmbajtje pa leje”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.