Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’

Skenderaj, 16 nëntor 2021
Në orët e mbrëmjes, të datës 15 nëntor 2021, në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.
Njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. K.,31 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pasi i njëjti pas një zënke ka kanosur viktimën dhe ka ekspozuar një armë. Si provë materiale nga i dyshuari është sekuestruar një armë pushkë gjuetie.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale “kanosje”.
Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje