Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’

Skenderaj,  5 shtator  2021

Në orët e pasdites , të datës 5 shtator 2021, në Stacionin Policor në Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.

Njësitet policore e  kanë identifikuar dhe  arrestuar të dyshuarin Sh. S.,20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, pasi i njëjti ka kanosur dhe dëmtuar dyqanin e ankuesit .

Lidhur me  rastin  janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedurale të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet  për veprën penale  “Kanosje” dhe “ Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ndërsa pas procedurës së intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  për  48 orë.

 

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje