Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se me datën 12 mars 2022, në një pompë derivatesh në Mitrovicën e Jugut, nën kërcënimin e armës viktimës i ka grabitur një shumë e parave.
Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit V. I., 23 vjeçar, është caktuar masa e ndalimit policor.