Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”

Vushtrri, 21 mars 2022
Njësia e hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, pas hetimeve të zhvilluara kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Arrestimi i të dyshuarit E. A., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se me datën 17 mars 2022 në Vushtrri, në një pompë të derivateve ka furnizuar me derivate veturën e tij duke përdorur një kartëmonedhë prej njëqind (100) euro, të falsifikuara.
Lidhur me rastin, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të zgjeruara hetimore ku mbi bazën e dyshime dhe provave të siguruara fillimisht është identifikuar vetura të cilën në kohen e kryerjes se veprës penale i dyshuari e kishte përdorur për furnizim me derivate.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje