Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprën keqpërdorim i besimit

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit të raportuar më datë 05.11.2022.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.
Personi i dyshuar:
– F.A, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se duke keqëpërdorë besimin, nga ankuesi ka përvetësuar një shumë parash (vlera e përafërt arrinë deri në 38500 euro).
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje