Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale-Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm si dhe Armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale-Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm si dhe Armëmbajtje pa leje
Vushtrri, 31 Janar 2024
Policia në Vushtrri, rreth orës 00:30 kishte pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit. Policia ka shkuar në atë lokacion dhe përpos provave që në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit.
Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje