Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Me datën 17.01.2025, rreth orës 13:00, njësitet policore kanë shkuar në një lokacion në Leposaviq, pasi paraprakisht është identifikuar një person i dyshuar, D.P., 28 vjeqar, i cili në rrjetet sociale kishte publikuar video duke shtënë me armë zjarri me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. I dyshuari ka pranuar se posedon një armë gjysmë automatike, e cila është konfiskuar nga njësit policore. Gjithashtu, janë konfiskuar:
– 26 (njëzetegjashtë) fishek gjuetie të kalibrit 12mm,
-3 (tre) fishek të kalibrave të panjohur
– 1 (një) rrethatore të belit për 24 fishek gjuetie dhe
– 1 (një) rrethatore për pesë fishek.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe i njëjti ka pranuar ta ketë kryer veprën në fjalë. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me aktvendim të tij i dyshuari është ndaluar për 48 orë.