Prishtinë, 20 dhjetor 2022 – Sot rreth orës 11:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
E.H, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit nga ana e policisë , me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe posedim i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope analoge, pasi që të njëtit pas arrestimit, gjatë kontrollit, në trupi i është gjet dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.