Prishtinë, 7 shtator 2020
Policia e Kosovës me datë 06.09.2020 ka pranuar një informatë në rrugë operative se në fshatin Zhilivodë në Vushtrri, dyshohet se ka të mbjella bime narkotike të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.
Pas kompletimit të të gjitha infomacioneve relevanete me urdhër të prokurorisë kompetente nga njësitet e anti-drogës së PK-së në Mitrovicë, dhe njesite tjera mbështetëse është realizuar kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar dhe objekteve përcjellëse.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar prova/dëshmi të ndryshme të evidentuara si vijon:
D#1. Një Pushkë gjuetie e punuar në mënyrë artizanale pa numer.
D#2. Gjashtë fishek të pushkës së gjuetisë
D#3. Pesëdhjetë e tetë (58) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 70 cm
D#4. Gjashtë (6) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.50cm.
Sips rekomandimeve me prokurorin kompetent janë inicuar rastet “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit sipas kodit penal të RKS-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Bimët janë fotografuar, evidentuar dhe me pas janë shkatërruar, ndërsa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.