Në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitarë M/K/S, ku gjatë legjitimit i dyshuari M. M., 30 vjeçar, ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur shtatë (7) helmeta të punës ku pesë (5) prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z).
Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një çantë krahu.
Për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.