Në orët e pasdites të datës 08 shkurt 2022, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi prej tre 0.5 gram.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit A. I., 22 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.