Gjatë natës policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “ Bahri Kuqii”,në kohën kurë zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrollë një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjet është gjetur dhe është konfiskuar një qese e vogël me substancës narkotike.
Në cilësi të dyshuarit është arrestuar A. P., 18-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.