Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike ’

Mitrovicë, 09 dhjetor 2021
Gjatë orëve të mbrëmjes së datës 09 dhjetor 2021, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël në sasi 0.5 gram substancë e dyshuar narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar Ç. S.,20 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje