Gjatë orëve të mbrëmjes së datës 28 korrik 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Agim Hajrizi ” në Mitrovicë. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.5 gram, substancë e dyshuar narkotike.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar A. K., 28 vjeçar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.