Prishtinë, 12 nëntor 2021 – Referuar dy rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti ( gjatë muajve të fundit), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit rajonal, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:
Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:
• F.B. 51 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore (që nga viti 2019) dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë rreth 420, të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë, shuma parash duke ju premruar viza pune jashtë vendit.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejn veprimet e nevojshme policore.