Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person i dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Sot rreth orës 02 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “Fahri Fazliu ” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të dy personave.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë).
Personi lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar.
Policia në vendngjarje ka arrestuar, personin e dyshuar F.C mashkull 22 vjeç, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë thikë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.
Personi i dyshuar ngarkohet me veprat Lëndim i Rënd Trupor dhe Mbajtje ne pronësi të paautorizuar të armës (thikë).
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje