Prishtinë, 08 dhjetor 2020 – Dje rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Elena Gjika” në Prishrinë, ka pasur një përleshje në mes të dy personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Rezultatet e këtyre veprimeve kanë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje verbale në mes të dyshuarve ka rezultuar në rrahje mes tyre me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta.
Nga përdorimi i tyre njëri nga personat ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si lëndimi rëndë trupor, policia ka arrestuar të dyshuarin;
N.V mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.