Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë natës të datës 16 gusht 2021, në rrugën ’Driton Veliu’’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, me ç’ rast i dyshuari duke mospërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Pas procedurave të intervistimit të dyshuarit A. T .,36 vjeçar, me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Kanosje’ .